Kjaer: Do isha i lumtur të qëndroja

by admin
Spread the love

Simon Kjaer ka folur së fundmi për të ardhmen e tij, me mbrojtësin i cili të martën feston 35-vjetorin, që ka zbuluar se me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Milan-it pas kësaj vere.

Danezi deklaroi se ai dëshiron që të vazhdojë bashkëpunimin me “kuqezinjtë”, por më tej zbuloi se Milan e ka fokusin te të rinjtë dhe se nuk e sheh veten në planet e “Djallit”.

“Jam në vendin ku dua të jem. Vendimi merret tani apo pas dy muajsh, asgjë nuk ndryshon për mua.

Nëse mund të qëndroj në Milano do të isha shumë i lumtur, por planet e Milan-it janë të fokusuara te lojtarët e rinj.

Di të them që e dua këtë fanellë dhe se për të kam refuzuar oferta nga Arabia”-deklaroi Kjaer.

Rikujtojmë që kontrata e mbrojtësit me “kuqezinjtë” skadon në verë dhe deri më tani duket se nuk ka gjasa që nga ana e klubit t’i propozohet zgjatja e bashkëpunimit.

You may also like