“Kishte përcaktuar cilët do të godiste”/ Vrau tetë të mitur dhe rojen e shkollës në Beograd, policia: E planifikuar prej kohësh

by admin
Spread the love

Vrasja e tetë nxënësve të një shkolle së bashku me rojën në Bograd, nga një 14-vjeçar, mbetet ende një pistë krimi me shkaqe të pazgjidhura.

Me kalimin e orëve në pah janë nxjerrë detaje të reja, të cilat përcaktojnë se i mituri e kishte planifikuar prej kohësh krimin e rëndë.

Në një deklaratë për mediat serbe Shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliç, tha se 14-vjeçari ka hyrë në shkollë i armatosur e më pas ka zbrazur karikatorin e armës që e kishte marrë nga i ati.

“Për momenti janë duke u bërë hetimet dhe konstatimi i të gjitha fakteve, të zbardhjes së kësaj ngjarje. Sipas njohurive të deritanishme, fëmija ka planifikuar prej një kohe të gjatë ekzekutimin e kësaj vepre penale, motivi ende nuk është përcaktuar dhe as që na e ka komunikuar. Ai mori tre karikator si dhe pistoletën e kalibrit të vogël, nga banesa e babait të tij. Më pas i ka futur në çantë ku ka përgatitur dhe ka marrë katër kokteje molotovi dhe me të mbërritur në shkollë i ka nxjerrë menjëherë pistoletën nga çanta dhe ka qëlluar në rojën e sigurisë. Pastaj është drejtuar drejt fëmijëve. I mituri ka vijuar më tej në korridor drejt klasës së historisë, ku përgjatë rrugës ndërroi karikatorin, hyri në klasë dhe menjëherë nga dera goditi në drejtim të mësueses dhe nxënëseve tjerë”, tha Shefi i Policisë së Beogradit – Veselin Miliç.

Autori pas kryerjes së krimit ka pritur në oborrin e shkollës policinë, e cila e arrestoi menjëherë.

“Pasi ka dalë nga klasa ka hedhur karikatorin tek shkallët dhe ka thirrur policinë. Ai deklaroi se e kishte planifikuar për të kryer.Vetë e kishte punuar një plan të hyrjes në shkollë dhe daljes nga shkolla që u gjend në tavolinën e tij dhe siç tha, ka përcaktuar caqet prioritare, skica duket pak si diçka nga një video-lojë ose ndonjë film horror, kishte planifikuar si të hynte në cilën klasë dhe cilët fëmijë të qëllonte”, shtoi më tej ai.

14-vjeçari la të plagosur edhe gjashtë nxënës dhe një mësues, të cilët po marrin trajtimin në spital.


Top Channel

You may also like