‘Kishin informacione për përmbytjet’, ish- kreu i Emergjencave Civile plas denoncimin: Prokuroria dhe SPAK të hetojnë

by admin
Spread the love

Në emisionin “Open” po diskutohet në lidhje me situatën e vështirë që është krijuar në vend si shkak i reshjeve të shumta të shiut dhe përmbytjet.

Zonat më shumë të prekura janë Shkodra dhe Lezha.

Ish- kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, gjatë bisedës në studio është shprehur se Shkodra është përmbytur vetëm falë keqmenazhimit të basenit dhe jo nga prurjet e lumit.

“Në mars 2018 kur po përmbytej Shkodra tha si komitet në nivelet më ekstreme të digave, sepse digat mbajnë se nuk janë ndërtuar me PPP dhe tendera pa konkurim. Kështu tha profesorit Faradin Hoxha si anëtar nderi i Komitetit të Plotave të menaxhimit të kaskadës së Drinit.

Do denoncojm një argument të qeverisë që thotë do ndërtojmë Skavicën se mbron Shkodrën. Fierza ishte larg kapacitetit maksimal, 25 metra, cka do të thotë se Fierza ka kapacitet të mbajë 10 Koman dhe Vaun e Dejës ujë.

Prurjet në pikun në Koman dhe Vaun e Djeës ishin 2150 metër kub në sekondë, kjo vetëm për tre lumenj. Nëse do ishte respektuar rregullorja për liqenin e Komanit dhe Vaun e Dejës sdo kishim as përmbytje as shkarkim për një fakt të vetëm. Lajmet italiane thanë 10 ditë më parë që Shqipëria do përfshihej nga reshje e stuhi. E njëjta është mbështetur në Shqipëri. Komiteti i të Plotave u mblodh vetëm të shtunën kur po bëhej hataja.

Asnjë meda në Shqipëri nuk disponon asnjë sinkron kur një zyrtar i lartë shtetëror si Ministria e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe ajo e Infrastrukturës, të japin alarmin për atë që pritej në fundjavë ndërsa informacioni u mor të hënën.

Shkarkimi në Vuln e Dejës që kam informacion që është më i lartë se shifra që thonë se kanë frikë mos shkojnë në burg. Pa paralajmëruar qytetarët, bashkinë dhe prefekturën ka ndodhur shkarkimi.

U deklaruar zyrtarisht se hidrovoret kanë qenë tërësisht pa punë se mungonte energjia elektrike, ndërsa VKM parashikon që duhet të furnizohen nga dy a më shumë rrjete plus gjeneratorët.

Gjumë total i gjithë boshtit qeverisës, nga piramida në bazë. Përmbytja e Shkodrës nuk ka ndodhur në histori dhe kjo vërteton se nuk e përmbyt qytetin lumi Drin i Bardhë dhe i Zi po keqmenaxhimi i basenit.

Thirrje prokurorisë dhe SPAK të hetojnë”, tha ai.

You may also like