Kirurgu i Kryqit të Kuq: Mjekëve në Gaza po u mbarojnë furnizimet mjekësore

by admin
Spread the love

Mjekëve në Gaza po u mbarojnë furnizimet mjekësore, tha të mërkurën kryekirurgu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Tom Potokar.

Javën e fundit, më është dashur t’i them një babai se fëmija i tij ka lëndime të shkaktuara nga të djegurat, të cilat mund të mos i bëjnë të mundur mbijetesën. Na është dashur të trajtojmë pacientë të rinj të nxjerrë nga rrënojat pas 48 orësh”, tha Potokar në një deklaratë për shtyp të KNKK-së të botuar të mërkurën, i cili tani po punon në Spitalin Europian të Gazës në Khan Younis.

Është e vërtetë që po na mbarojnë gjërat, veshjet, veçanërisht për djegiet. Po na mbarojnë barnat anestezike dhe analgjezike. Stafi, si ne dhe stafi lokal këtu po lodhen shumë. Kushtet e jetesës janë shumë elementare. Nuk ka shumë ushqim. … Por sigurisht, nuk është asgjë në krahasim me atë që njerëzit këtu në Gaza po kalojnë aktualisht“, tha Potokar.

Sipas KNKK-së, shtatë automjete nga KNKK që dërgonin furnizime mjekësore në institucionet shëndetësore u sulmuan të martën. Dy kamionë u dëmtuan dhe një shofer u plagos lehtë.


Top Channel

You may also like