KINEMA – Shpresa të shuara për Sizemore, pas aneurizmës së trurit

by admin
Spread the love

NJU JORK, 28 shkurt /ATSH/ – Familja e aktorit amerikan Tom Sizemore po vendos për çështjet e fundit të jetës së tij, pasi ai pësoi një aneurizëm në tru në fillim të këtij muaji, sipas BBC.

Sizemore, 61 vjeç, njihet për rolet në filma si ”Saving Private Ryan”, ”Black Hawk Down” dhe ”Natural Born Killers”.

Ai gjithashtu kishte probleme me drogën dhe kreu dënimin me burg për dhunë në familje.

Producenti Charles Lago tha për median amerikane se “mjekët informuan familjen e tij se nuk ka më shpresë dhe kanë rekomanduar vendimin për fundin e jetës”.

Ai shtoi se ”familja tani është duke vendosur çështjet e fundit të jetës së tij dhe një deklaratë e mëtejshme do të lëshohet nesër”.

Sizemore mori famë në vitet 1990 dhe ishte në krah të Tom Hanks si rreshteri Horvath në filmin fitues të Oscar-it ”Saving Private Ryan” në 1998.

Filmat e tij të tjerë përfshinin ”Pearl Harbor”, ”Heat” dhe ”True Romance”.

Ai u nominua për Golden Globe për rolin e një mafioz në filmin televiziv të vitit 1999 “Mbrojtja e dëshmitarëve”.

Në vitin 1997, ai u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar bashkëshorten Maeve Quinlan.

Ata u divorcuan dy vjet më vonë.

Në vitin 2003, ai u dënua me gjashtë muaj burg për rrahjen e së dashurës së tij, Heidi Fleiss.

Ai pësoi një aneurizëm në tru më 18 shkurt./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like