KINË – Rritet prodhimi industrial pas lehtësimit të kufizimeve kundër pandemisë

by admin
Spread the love

PEKIN, 16 shtator /ATSH-DPA/- Prodhimi industrial në Kinë u rrit më shumë sesa pritej në gusht pasi kompanitë rritën prodhimin e tyre pas lehtësimit të kufizimeve të pandemisë, dhe kërkesat nxitën shitjet me pakicë, sipas të dhënave zyrtare.

“Rritja e prodhimit industrial u përshpejtua në 4,2% nga 3,8% që ishte në korrik”, tha Byroja Kombëtare e Statistikave. Prodhimi parashikohet të rritet sërish me 3,8%.

Shitjet me pakicë u rritën 5,4% krahasuar me 2,7% në muajin e kaluar. Ekonomistët kishin parashikuar një rritje prej 3,5%.

Në gusht, shkalla e papunësisë ra në 5,3%, ndërsa ekonomistët kishin parashikuar një normë të pandryshuar në 5,4%.

Në periudhën janar-gusht, investimet në aktive fikse u rritën me 5,8% krahasuar me 5,7% në periudhën janar-korrik. Ekonomistët kishin parashikuar një rritje vjetore prej 5,5%.

Megjithatë, duke reflektuar përkeqësimin e krizës së pronave, investimet në prona vazhduan të bien gjatë periudhës janar-gusht. Investimet në prona ranë me 7,4% në terma vjetore.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like