KINË – Pekini: “USS Gabrielle Giffords” inkursion të paligjshëm në ujërat kineze

by admin
Spread the love

PEKIN, 4 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kina është ankuar për ndërhyrjen “ilegale” të një luftanijeje amerikane në zonat e pretenduara nga Pekini në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

“USS Gabrielle Giffords” iu afrua sot pa autorizim zonës së quajtur Second Thomas Shoal, që shtrihet rreth 200 kilometra në perëndim të Filipineve dhe është brenda zonës ekskluzive ekonomike të vendit”, tha një zëdhënës i ushtrisë kineze.

“SHBA-ja ka shkelur sigurinë dhe sovranitetin e Kinës dhe prishur stabilitetin në rajon”, tha ushtria.

Marina amerikane fillimisht nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Për dekada me radhë, ka pasur një mosmarrëveshje midis Pekinit dhe Manilës për zonën e shkëmbinjve nënujore dhe ishujve të shpërndarë gjerësisht në perëndim të Filipineve dhe në jug të Kinës.

Rojat bregdetare patrulluese të vendeve kryejnë rregullisht manovra të rrezikshme atje.

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i Filipineve, dhe Kina kanë akuzuar gjithashtu njëra-tjetrën për sjellje të rrezikshme në rajon.

Një kontigjent i vogël trupash filipinase janë të vendosur në një anije luftarake të rrënuar të epokës së Luftës së Dytë Botërore, pranë Second Thomas Shoal, pjesë e Ishujve Spratly dhe që është një pikë zjarri midis vendeve.

Filipinet akuzojnë Kinën për pengimin e furnizimeve për Sierra Madre.

Pekini ka kritikuar rregullisht kalimin e anijeve luftarake amerikane përmes ngushticës midis Tajvanit dhe Kinës dhe në Detin e Kinës Jugore.

Pas takimit mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kreut të shtetit të Kinës dhe liderit të partisë Xi Jinping në mes të nëntorit, pati shpresa për një afrim mes dy superfuqive./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like