Kina, po shton arsenalin bërthamor/ SHBA: Po ndërton sistem reaktor ndërkontinental

by admin
Spread the love

Kina pritet të tejkalojë parashikimet ushtarake në ndërtimin e arsenalit bërthamor.

Kështu thuhet në raportin më të fundit të publikuar nga Pentagoni këtë të enjte. Amerikanët ngrenë shqetësimin se ushtria kineze “me shumë gjasa” është duke marrë mësime nga lufta e Rusisë në Ukrainë, për të krijuar një ide se si do të dukej nëse do të niste një sulm të armatosur kundër Tajvanit.

Në raportin prej 2012 faqesh, paralajmërohet gjithashtu se Pekini zyrtar po ndërton një sistem reaktor ndërkontinental përmes së cilit, do të mund “të kërcënonte me sulme konvencionale kundër shënjestrave në Shtetet e Bashkuara, Havai dhe Alaskë”.

Raporti u publikua një muaj përpara një takimi që pritet të mbahet mes Presidentit të SHBA, Joe Biden dhe atij Kinez Xi Jiping në samitin e bashkëpunimit ekonomik Azi-Paqësor që do të mbahet në San Francisko.

Në raportin e vitit të kaluar, departamenti amerikan I shtetit theksoi se Kina po shkon drejt modernizimit të armatimit bërthamor dhe se brenda vitit 2035 do të katërfishojë numrin e raketave me përbërje atomike. Por avancimi i armëve bërthamore pritet të jetë më i shpejtë për Kinën sipas Pentagonit, që tashmë është fokusuar në luftën mes Izraelit dhe Hamasit si dhe atë të Ukrainës.


Top Channel

You may also like