Kim takoi Metën, ambasada e SHBA: Partitë të bashkohen për të luftuar korrupsionin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas përplasjeve të forta, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim është takuar me kryetarin e PL, Ilir Meta në selinë e kësaj force politike.

Ambasada e SHBA bën me dije se ky takim është pjesë e takimeve të Kim të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë.

Sipas postimit të ambasadës në rrjetet sociale, ambasadorja ka përsëritur nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE.

Postimi i ambasadës së SHBA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE.

You may also like