KIEV – Zelensky: Terrori rus duhet të humbasë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KIEV, 31 janar /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përsëritur nevojën për fitoren e plotë të vendit të tij, pothuajse një vit pasi Moska nisi pushtimin e saj.

“Terrori rus duhet të humbasë kudo dhe në të gjitha mënyrat”, tha ai gjatë një fjalimi dje në mbrëmje.

“Në mënyrë që të mund të rindërtojmë gjithçka dhe kështu të dëshmojmë se liria është më e fortë”, shtoi Zelensky.

“Krahas nismave të sigurisë, aktivitetet humanitare janë gjithashtu të rëndësishme”, tha ai, duke iu referuar rikthimit të furnizimit me ujë të qytetit të Mykolaiv, të shkatërruar nga trupat ruse.

Deklarata e tij erdhi pas një vizite në qytetin jugor, së bashku me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, ku ata vizituan një spital dhe portin detar.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like