KIEV – Zelensky: Shanset për t’u anëtarësuar në NATO po shuhen

by admin
Spread the love

KIEV, 17 shkurt /ATSH-DPA/- Shanset për anëtarësimin e Ukrainës në NATO janë duke u zbehur, deklaroi sot presidenti Volodymyr Zelensky.

“Ekzistojnë shkaqe konkrete, rezistenca nga ana e Rusisë dhe disa vende anëtare të aleancës”, tha ai në një deklaratë.

Zelensky shtoi se ky nuk ishte sekret, por nuk i përmendi vendet. “Rusët po përdorin praninë aktuale të trupave në kufijtë e Ukrainës si një mjet për të ushtruar presion”, tha ai.

Presidenti ukrainas përsëriti ofertën e tij për negociata të drejtpërdrejta me Moskën. Megjithatë, kërkesave të Kievit për bisedime Kremlini nuk u është përgjigjur ende.

Moska ka sinjalizuar disa herë se Zelensky duhet së pari të zbatojë marrëveshjet e arritura përpara bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like