KIEV – Zelensky planifikon të forcojë mbrojtjen ajrore para dimrit

by admin
Spread the love

KIEV, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar masa të reja për të mbrojtur vendin e tij, veçanërisht duke forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës në javët e ardhshme.

Zelensky i bëri komentet në video-mesazhin e tij të përditshëm të shtunën. Ai falënderoi gjithashtu Gjermaninë për premtimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën.

Në fillim të kësaj jave, qeveria gjermane njoftoi planet për të rritur ndihmën ushtarake për Ukrainën nga katër në tetë miliardë euro vitin e ardhshëm.

Përveç Gjermanisë, Zelensky falënderoi edhe Finlandën dhe Lituaninë për paketat e reja të mbrojtjes.

Mbrojtja ajrore do të bëhet më e rëndësishme në planet e mbrojtjes së Kievit me afrimin e dimrit. Kievi pret që Moska të nisë sulme të mëtejshme ndaj energjisë elektrike, ngrohjes dhe furnizimit me ujë këtë dimër. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like