KIEV – Zelensky përshëndet hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në

by admin
Spread the love

KIEV, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ – U mor vendimi për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe ky hap do të pasohet nga ata të mëvonshmit, shkroi në Telegram presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky me rastin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në BE.

”Kjo është një punë e madhe, pasi integron shtetin, të gjitha institucionet dhe të gjitha rregullat tona në Bashkimin Evropian. Ukraina dëshmoi se sa shumë jemi të aftë të bëjmë. Do të ketë një vendim tjetër pozitiv dhe do të vijë koha kur ne mund të festojmë
pranimin e Ukrainës në BE”, theksoi ai.

“Ky është një motivim. Dhe unë përgëzoj të gjithëve ju… të gjithë burrat dhe gratë që luftuan dhe po luftojnë për Ukrainën”, shtoi ai.

”Gjithçka që po marrim nuk do të ishte ishte e mundur pa guximin heroik të popullit tonë, të kombit tonë, i cili po frymëzon mbarë botën”, theksoi presidenti Zelensky./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like