KIEV – Zelensky njofton forcimin e mbrojtjes ajrore pas rifillimit të sulmeve

by admin
Spread the love



KIEV, 13 dhjetor /ATSH – DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar një forcim të mëtejshëm të mbrojtjes ajrore të vendit të tij pas sulmit të rëndë raketor të Rusisë gjatë natës në Kiev.

“Çdo sistem dhe raketë shtesë është jetik për Ukrainën, qytetet dhe njerëzit tanë. Ata po shpëtojnë jetë”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

Ai sapo kishte folur me presidentin amerikan Joe Biden për forcimin e sistemit të mbrojtjes ajrore. Kreu i shtetit ukrainas vizitoi Uashingtonin të martën dhe mbërriti në kryeqytetin norvegjez Oslo të mërkurën.

Sipas autoriteteve, 53 persona u plagosën në sulmin e natës në kryeqytetin ukrainas.

‘’Rusia përdori 10 raketa, por të gjitha u kapën’’, tha ushtria.

“Rusia ka dëshmuar edhe një herë se është një vend i urryer që lëshon raketa natën, duke u përpjekur të godasë zonat e banuara, kopshtet dhe impiantet e energjisë gjatë dimrit”, shkroi Zelensky.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMinxhozi: Shqipërisë në SEPA hap në rrugëtimin e integrimit evropian


You may also like