KIEV – Zelensky kërkon dhënien fund të pengesave për eksportet ushqimore ukrainase

by admin
Spread the love

BERLIN, 21 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për heqjen e pengesave të vazhdueshme ndaj eksporteve të ushqimit nga vendi i tij përmes detit.

“Më shumë se 100 anije që transportojnë ushqime janë rreshtuar pranë Bosforit”, tha sot  Zelensky, në një video-mesazh për një konferencë ndërkombëtare të ministrave të Bujqësisë në Berlin.

“Pse? Sepse ato duhet të inspektohen dhe përfaqësuesit rusë po e bllokojnë këtë inspektim. Anijet ndalohen për javë të tëra”, tha ai duke parashikuar si pasojë çmime më të larta ushqimore për Evropën.

”Për Azinë kjo do të thotë gjithashtu një rrezik në rritje i paqëndrueshmërisë sociale, dhe për vendet në Afrikë si Etiopia apo Sudani, tavolinat e ngrënies bosh për mijëra familje”, shtoi Zelensky, me një zotim për të vazhduar furnizimin e botës me ushqim.

”Megjithëse Rusia vazhdoi të gjuante raketa në infrastrukturën e Ukrainës, duke përfshirë portet dhe transportin, dhe të zhvillonte beteja brutale në rajonet thelbësore për bujqësinë, fermerët ukrainas vazhdojnë të mbjellin”, tha ai.

Ndërkohë, Rusia të shtunën mohoi bllokimin e anijeve ukrainase me grurë dhe fajësoi Kievin për krijimin e një “bllokimi artificial të trafikut”.

“Aktualisht, 64 anije janë të ankoruara në portet dhe zonat e inspektimit të Ukrainës. Rendi i inspektimit të tyre përcaktohet nga pala ukrainase, përfaqësuesit rusë nuk kanë fare ndikim në këtë”, tha Ministria e Jashtme në Moskë në një deklaratë.

Marina ruse bllokoi portet e Detit të Zi të Ukrainës menjëherë pas fillimit të luftës shkurtin e kaluar.

Me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB, një fund i bllokadës u ra dakord verën e kaluar për të zbutur krizën globale të ushqimit.

Megjithatë, luftanijet ruse kanë të drejtë të inspektojnë ngarkesën e anijeve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like