KIEV – Zelensky: Gjithçka filloi në Krime 10 vjet më parë

by admin
Spread the love

KIEV, 26 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përkujtoi pushtimin e gadishullit të Krimesë nga Rusia, saktësisht 10 vjet më parë.

”Gjithçka filloi në Krime, ky revanshizëm rus, kjo luftë ruse”, tha Zelensky në fjalimin e tij video të mbrëmjes.

”Ajo ditë përcaktoi fatin e sigurisë ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, tha presidenti ukrainas.

Forcat speciale ruse pa shenja kombëtare në uniformat e tyre kishin filluar të pushtonin gadishullin dhe të çarmatosnin njësitë ukrainase.

Më 18 mars 2014, gadishulli u integrua përfundimisht në territorin rus nga Duma.

Ky vendim ende nuk njihet ndërkombëtarisht.

Zelensky theksoi se Krimeja duhet t’i kthehet sovranitetit të Ukrainës.

”Pikërisht atje, në Krime, e keqja ruse duhet të pësojë një disfatë përfundimtare”, tha ai.

”Forcat e armatosura ukrainase kanë arritur rezultate të rëndësishme në Detin e Zi. Ne po punojmë për të arritur rezultatet e nevojshme në qiell dhe në tokë në Krime”, theksoi presidenti.

Rimarrja e të gjitha territoreve të pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë, është një nga synimet e luftës së deklaruar të Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë së Moskës.

Rusia tani ka aneksuar territoret e pushtuara dhe i konsideron ato si territor shtetëror sovran./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like