KIEV – Zelensky fton Trumpin në Ukrainë: T’i japësh fund luftës nuk është e lehtë

by admin
Spread the love

NJU JORK, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ftoi dje ish-presidentin amerikan, Donald Trump në vendin e tij për një mësim mbi diplomacinë e kohës së luftës.

Duke iu referuar mburrjes së Trump se ai mund t’i japë fund pushtimit rus të Ukrainës në 24 orë nëse ai rizgjidhet si president, Zelensky tha se kandidati kryesor presidencial republikan duhet të vijë ta shohë vetë situatën.

”Ish-presidenti Trump tha se në rreth 24 orë, ai mund ta menaxhojë dhe t’i japë fund luftës”, tha Zelensky për emisionin ”Meet the Press”, të transmetuesit amerikan NBC.

“Ai është gjithashtu shumë i mirëpritur”, shtoi ai.

“Unë e ftoj presidentin Trump të vijë këtu, do të më duhen 24 minuta, jo më shumë, për t’i shpjeguar presidentit Trump se ai nuk mund ta menaxhojë këtë luftë”, ai shtoi.

Zelensky ia hodhi fajin presidentit rus Vladimir Putin, i cili nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

”Trump nuk mund të sjellë paqe për shkak të Putinit”, tha presidenti i Ukrainës.

Biden vizitoi Ukrainën në fillim të këtij viti, disa ditë para përvjetorit të vitit të pushtimit rus.

Kandidati presidencial republikan, Chris Christie ka vizituar gjithashtu vendin.

Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence bëri udhëtimin përpara se të largohej nga gara presidenciale.

Zelensky tha dje se ai nuk ka pasur asnjë kontakt me Trump që kur ish-presidenti amerikan u largua nga detyra në 2021.

I pyetur nëse ai mendon se Trump ka mbështetjen e Ukrainës, Zelensky ishte skeptik.

“Vërtet, nuk e di. Shpresoj që … kjo varet jo vetëm nga presidenti institucionalisht. Mendoj se varet nga opinioni i amerikanëve, i shoqërisë suaj”, tha ai./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like