KIEV – Ukraina shënjestron objekte ushtarake ruse në Krime’

by admin
Spread the love

MOSKË, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Gadishulli i Krimesë ishte sërish vendi i sulmeve me dronë gjatë natës në luftën ruso-ukrainase.

Sipas medias ukrainase, gjatë natës ka pasur shpërthime pranë qytetit perëndimor Yevpatoriya.

“Një sistem modern i mbrojtjes ajrore S-400 u godit”, raportoi gazeta “Ukrainska Pravda”, duke cituar një burim në shërbimin sekret ukrainas.

Ushtria ruse nuk ka konfirmuar ndonjë dëmtim gjatë natës në gadishullin, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Gjithashtu, ushtria raportoi se kishte rrëzuar 11 dronë.

Banorët vendas i filmuan shpërthimet gjatë natës dhe i postuan në internet, duke treguar zjarrin masiv.

Zyra e shtypit e ushtrisë ukrainase tha se kishte disa objekte ushtarake në zonë të cilat ishin shënjestruar.

“Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një varkë patrullimi që i përkiste flotës së saj në Detin e Zi ishte shënjestruar nga dronët nënujorë. Dronët u shkatërruan”, tha ministria.

Ukraina sulmoi dje me raketa, një kantier detar në qytetin e madh port të Sevastopolit, që thuhet se goditën doket, një anije të madhe zbarkimi dhe një nëndetëse./ /a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like