KIEV – Ukraina nis procedim penal kundër kreut të grupit mercenar ‘Wagner’

by admin
Spread the love

KIEV, 4 shkurt /ATSH-AA/ – Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës njoftoi se ka nisur një procedim penal kundër Yevgeny Prigozhin, kreut të kompanisë private ushtarake ruse “Wagner”.

Prigozhin akuzohet për “shkelje të integritetit territorial dhe paprekshmërisë së Ukrainës” dhe “zhvillim të një lufte agresive”, thuhet në një deklaratë të Zyrës në Telegram.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se dy luftëtarë të Wagner-it të vendosur në territorin e BE-së janë marrë në pyetje dhe një luftëtar tjetër në Norvegji po kontrollohet për përfshirje në aktivitetet e Wagner-it.

Në janar, Andrey Medvedev, i cili e quan veten ish-kontraktor i Wagner-it, u ka treguar mediave për arratisjen në Norvegji. Puna e tij në kompani është konfirmua nga Prigozhin.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama ndan pamje ekskluzive përgjatë tunelit të Llogorasë
Artikulli tjetërKurti: Turqia është një ndër partnerët kryesor tregtar

You may also like