KIEV – Progres në bisedimet Gjermani-Ukrainë për paktin e sigurisë

by admin
Spread the love

KIEV, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Bisedimet mbi një partneritet të sigurisë midis Gjermanisë dhe Ukrainës po bëjnë përparim, sipas Andrii Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës.

Yermak shkroi sot në Telegram se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Jens Plötner, këshilltarin e kancelarit gjerman për politikën e jashtme dhe të sigurisë, dhe se ishte përditësuar për progresin e bërë nga ekipet negociuese.

Media ukrainase raportoi më herët se një marrëveshje ka të ngjarë të nënshkruhet në muajin shkurt.

Ukraina ka kërkuar partnerë ndërkombëtarë të sigurisë që nga fillimi i pushtimit rus pothuajse dy vjet më parë.

“Bashkimi me NATO-n është një prioritet, por ndoshta kjo nuk do të realizohet deri në përfundimin e luftës”, tha qeveria në Kiev.

Në samitin e saj më të fundit në Vilnius, NATO të hyjnë në një rrjet marrëveshjesh dypalëshe sigurie me Ukrainën për sa kohë që vendi nuk është anëtar i aleancës.

Britania e Madhe tashmë e ka ndërmarrë këtë hap. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like