KIEV – Një anije mallrash greke goditet nga një minë ruse në Detin e Zi

by admin
Spread the love

KIEV, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ushtria ukrainase deklaroi se një anije mallrash greke që udhëtonte në Detin e Zi për në një port ukrainas në Danub u godit nga një minë ruse.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur saktësisht, por kapiteni na informoi se kishte një shpërthim,” theksoi një përfaqësues nga NAVA Shipping me qendër në Athinë.

Sipas kompanisë, askush nuk është lënduar rëndë.

Komanda Operative Jugore e Ukrainës, megjithatë, ia atribuoi shpërthimin një “mine detare armike”.

“Maritime Bulletin”, një faqe lajmesh detare e drejtuar nga gazetari rus Mikhail Voytenko, gjithashtu raportoi se “një minë detare ruse shpërtheu nën ose afër skajit të anijes greke të mallrave VYSSOS në grykën e Bystre të deltës së Danubit”. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like