KIEV – Mbi 70 anije hyjnë në portet detare të Ukrainës pavarësisht bllokadës ruse

by admin
Spread the love

KIEV, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Më shumë se 70 anije tregtare kanë hyrë në portet detare të Ukrainës në Detin e Zi, pavarësisht sulmeve ajrore ruse në objektet portuale, sipas marinës ukrainase.

Dmytro Pletenchuk, zëdhënësi i marinës, tha sot se vëllimi i eksportit detar është rritur në rreth 1,5 milion tonë në muaj.

Gjatë marrëveshjes ndërkombëtare që synonte lejimin e eksportit të grurit ukrainas, e cila u mbështet nga Rusia deri në korrik, mesatarja e lejuar ishte 2,8 milion tonë produkte grurë në muaj.

“Çelësi i trendit rritës është kostoja më e ulët e sigurimit”, tha ai.

Këto kosto regjistruan një rënie pasi transportuesit e parë të mallrave hynë dhe u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të padëmtuara në shtator, pavarësisht nga kërcënimi i bombardimeve ruse.

Ukraina ruan korridorin e anijeve në kundërshtim me një bllokadë detare ruse.

Rusia ka justifikuar përpjekjet e saj për një bllokadë detare për të parandaluar importimin e armëve nga deti në Ukrainë.

Pas pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë më shumë se 20 muaj më parë, tregtia detare ukrainase u ndërpre.

Pavarësisht luftës së vazhdueshme, Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan të ashtuquajturin “korridori i grurit” për gati 12 muaj.

Qëllimi ishte të lehtësohej eksporti i grurit ukrainas në mënyrë që të stabilizoheshin çmimet ndërkombëtare të ushqimeve.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like