KIEV – Maliar: Kemi çliruar 130 kilometra katrorë të territorit të pushtuar nga Rusia

by admin
Spread the love

KIEV, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Ushtria ukrainase ka çliruar gjithsej 130 kilometra katrorë të territorit të pushtuar nga Rusia në Ukrainën Jugore, deklaroi zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar.

Ukraina gjithashtu pati suksese të vogla në lindje.

Sipas Maliarit, ushtria përparoi pavarësisht rezistencës së ashpër nga rusët.

Ushtria ukrainase ka zmbrapsur kundërsulmet ruse në disa pika në front, duke përfshirë qytetet e Bahkmut, Lyman dhe Avdiivka, ku luftimet thuhet se janë veçanërisht të ashpra për momentin.

”Gjatë shtatë ditëve të fundit, ka pasur më shumë se 250 beteja në këto zona”, theksoi Maliar.

Të dielën, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi më shumë se 20 sulme ukrainase brenda një dite në jug dhe lindje të vendit./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like