Kidnapimi i nipit të Boshkovskit, prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar

by admin
Spread the love

Nga Prokuroria njoftojnë se në gjykatë kanë dorëzuar aktakuzë për grabitje pas kidnapimit të Samoil Kostadinovskit, nipit të ish ministrit Lube Boshkovski. Sipas Prokurorisë, grabitësit kishin për qëllim të merrnin nga Samoili para për gjoja vjedhjen e 4 kilogramëve heroinë. Njëri person akuzohet për grabitje, tjetri për bashkëekzekutimi të veprës, kurse për një tjetër person hetimi është ndërprerë deri në gjetjen e tij.

“Më 3 mars, në rrugën “Hristo Tatarçev”, i akuzuari i parë, së bashku me personin në arrati dhe persona të tjerë të panjohur, kanë rrëmbyer një person duke e kërcënuar se do t’i marrin jetën. Synimi i tyre ishte që ta bënin të dëmtuarin të paguajë lëndë narkotike të vjedhur më parë – heroinë në masën 4 kilogramë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria për njërin person kërkon paraburgim, kurse për tjetrin masa kujdesi, ndërsa theksojnë se personat në fjalë kanë djegur veturën me të cilën e kanë realizuar grabitjen.

MARKETING




You may also like