Kiara bëhet xheloze për Keisin, Luizi e mohon dhe i bën një dhuratë shumë të bukur

by admin
Spread the love

Hyrja e Keisi Medinit në shtëpinë e Big Brother, duket sikur dita-ditës po trazon çiftin Luiz-Kiara. Prej tre ditësh tashmë, ata të dy kanë patur debate të shumta dhe në qendër të debatit ka qenë Keisi, pasi Kiara ka shprehur xhelozi për sjelljen e Luizit ndaj saj.

Madje mbrëmjen e kaluar, Kiara i tha që çfarë qëllimi ka me të dhe nëse vërtetë i “lezeton”, atëherë të merret më të…

Ndonëse Luizi e kundërshtoi një gjë të tillë, Kiara tha se ai e provokon atë gjithë kohën, e shikon dhe e vë në siklet. Luizi i dha fjalën Kiarës se nuk do merret më me të.

Teksa ishin shtrirë në një shtrat për të fjetur, Luizi bëri një gjest shumë romantik. Ai hoqi varësen e tij me kryq dhe ia dha Kiarës. “Mbaje ti se të mbron”, i tha Luizi asaj.

You may also like