KFOR vigjilent në veri, jo i mobilizuar (VIDEO)

by admin
Spread the love

Bashkimi për pak kohë i dy ndërrimeve krijon idenë se ka shumë amerikanë afër pikës kufitare në Jarinje të mërkurën.

Ata që erdhën, me vete morën edhe pajisje që u duhen për natën, ndërsa vend u bënë edhe atyre për ndriçim.

Nuk dihet nëse këtyre ushtarëve të KFOR-it u erdhi në vesh lajmi me disa kërkesa që për ta patën krerët e serbëve të veriut të Kosovës, pas mbledhisë së sotme në Zveçan.

Rreth 500 metra larg amerikanëve gjendet edhe stacioni i forcave të rendit. Aty, për pak ditë, siç mësohet, do të zgjerohet hapësira për policë. Punimet për këtë veçse janë në proces.

Prania e shtuar ose e munguar e forcave të rendit dhe sigurisë në këtë pjesë të vendit është lajm me rëndësi të veçantë, kur kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në fillimin e reciprocitetit Kosovë-Serbi në letërnjoftime dhe zëvendësimin e targave KM me RKS.

You may also like