KF Shkëndija nga dita e sotme vijon përgatitjet në Antali – Shqip

by admin
Spread the love

Shkëndija ka udhëtuar drejt Antalias ku deri më 9 shkurt do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve dimërore. 

Ekspedita e  klubit të futbollit Shkëndija nga dita e  sotme  vijon  përgatitjet në Antalia të Turqisë , në kushte shumë më të favorshme klimatike. Ekipi në mëngjesin e sotëm nga aeroporti ndërkombëtar I Shkupit ka udhëtuar drejt tokës turke, ndërsa pas akomodimit, sot  në orët e pas  ditës ka dal në fushë për të vazhduar punën sipas plan programit të stafit teknik. 

Ekipi duke nisur nga dita e sotme e deri më 9 shkurt do të qëndrojë në Antalia të Turqisë ku krahas stërvitjeve do të zhvillojmë edhe 4 ndeshje kontrolluese. 

Përfundimisht, skuadra do të përballet me një seri të fortë konkurrentësh në fazën kryesore të përgatitjeve në Turqi:

 1. Dinamo Batumi (Gjeorgji) më 28 janar 2024.

2. Warta Poznan (Poloni) më 01 shkurt 2024.

3. FC Liepaja (Letoni) më 05 shkurt 2024.

4. Dinamo Kiev (Ukrainë) më 09 shkurt 2024./KlanMacedonia

You may also like