KF Akademia Pandev nisi përgatitjet – Shqip

by admin
Spread the love

Pas Shkëndijës, Makedonija Gj.P, Shkupit, Struga Trim Lum dhe Rabotniçkit me përgatitje pë sezonin pranveror të kampionatit nga dita e djeshme ka filluar edhe skuadra e Akademia Pandev që drejtohet nga trajneri Aleksandar Vasoski

Faza e e pare deri më 20 janar do të zhvillohet në terrenet e Strumicës , ndërsa fazën kryesore nga 21 janari do ta zhvillojnë në Antalia të Turqisë.

Akademia Pandev deri më tani ka angazhuar katër futbollist si portierin Burhan Mustafa, mbrojtësin e djathtë Gjeorgje Jankulov, mbrojtësin Agron Rufati dhe mesfushorin Mario Vrdoljak. Gjatë fazave përgatitore ekipi do të zhvillon disa ndeshje kontrolluese në vend dhe në Antali, ndërsa kontrolluesja e pare do të zhvillohet kundër Bregallnicës, më 19 janar në Strumicë. Qëlli I I vetëm I ekipit në këtë kampionat është të siguron mbijetesën.

Përgatiti: Shaban Sinani /KLanMacedonia/

You may also like