Këto janë 10 gabimet e shpejtësisë që bëhen më shpesh kur përdorim smartphone-t

by admin
Spread the love

Një studim i ri nga musicMagpie në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur si qëllim të mësojë se cilat janë 10 gabimet më të shpeshta që ne bëjmë kur përdorim smartphone-in tonë në jetën e përditshme.

Në këtë studim morën pjesë mbi 2,000 qytetarë të cilët komentuan në lidhje me gabimet më të shpeshta që bëjnë gjatë jetës së përditshme por edhe në punë ndërkohë që përdorin pajisje teknolgjike.

Në jetën tonë personale, dërgimi i një mesazhi personit të gabuar (67%) u zbulua si gabimi më i zakonshëm, i ndjekur nga thirrja e dikujt pa qëllim (33%). Më shumë se një e katërta e britanikëve (26%) kanë dërguar një mesazh privat në një bisedë në grup, ndërsa 23% kanë harruar të vënë telefonin e tyre në heshtje në një mjedis publik. Në vendin e pestë, të gjashtë dhe të shtatë ishte autocorrect që ndryshon një fjalë në diçka të papërshtatshme (18%), luajtja aksidentalisht e muzikës me zë të lartë në një hapësirë publike (16%) dhe dërgimi i një “sext” drejt personit të gabuar (15%).

For the study, musicMagpie surveyed 2,000 Britons about the tech faux pas they'd committed at work or in their personal life

14% e pjesëmarrësve thanë se e kanë pëlqyer foton e dikujt teksa i bëjnë “stalk” në rrjetet sociale, 12% kanë pëlqyer një foto të viteve më parë dhe 9% i kanë dërguar një mesazh privat personit të gabuar.

Megjithatë, sondazhi zbulon se gabimet teknologjike nuk kufizohen vetëm në jetën tonë personale. Më shumë se një në tre të anketuar pranuan se kishin kryer një gabim teknologjik gjatë punës. Dërgimi i një mesazhi ose emaili te personi i gabuar (56%) ishte gabimi kryesor gjatë punës. Kjo u pasua nga shkruajtja gabim e emrit të dikujt (39%) kthimi i një përgjigjje ndaj të gjithë mesazheve rastësisht (37%) dhe gabimi drejtshkrimor që krijon një fjalë të papërshtatshme (17%).

You may also like