Këshilltari i ministrit të Arsimit komenton pyetjen e gazetares (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

PYETJE TENDENCIOZE PSE I THONI MINISTRIT JU I KOORDINONI?

Pse i thoni ministrit ju i koordinoni…jo jo nuk e pata për ligjin, por për Këshillin se kush i koordinon. Nuk i koordinojmë ne por Qeveria. A e dini ligjin?….“

Kështu ka reaguar këshilltari i ministrit të Arsimit, Shpëtim Latifi, duke komentuar mënyrën e parashtrimit të pyetjeve, madje duke thënë që po bëhet pyetje tendencioze. Edhe pse ministri Shaqiri veçmë u
përgjigj në çdo pyetje të parashtruar.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri nuk ndjehet fajtor për mungesën e librave e as për gabimet në librat shkollor pasi që këtë e koordinon Këshilli Nacional në Qeveri.

“Le të ndihen fajtor ato të cilët kanë bërë përgjegjësi në të gjithë llojin e procedurave. Unë edhe atë kam bërë thirrje se me ligjin e ri kam apeluar që të gjithë të bashkohemi dhe të japim kontributin për një ligj më të mirë që të mos jenë këto gabime” – tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Shaqiri shton se për momentin po shpërndahen librat e shoqërisë dhe matematika në shkollat fillore.

Matematika dhe shoqëria në momentin që po flas po shpërndahen nëpër shkollat. Para tre javësh që është marrë vendimi nga Këshilli nacional për ta aprovuar menjëherë ka filluar printimi i tekstit edhe aty kanë pasur vërejtje” – tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Klan M disa herë me radhë ka raportuar për gabimet në librat dhe mungesën e librave ndërsa për këtë arsimtarët kanë ngritur alarm se po nxënësit po ngecin në procesin arsimor përshkak mungesës së librave. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!

You may also like