Këshilli i BE-së emëron shefin e ri të EULEX-it

by admin
Spread the love

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar sot shefin e ri të misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.

Giovanni Pietro Barbano do të zëvendësojë Lars-Gunnar Wigemarkun si Shef i Misionit. Barbano është Gjeneral Major në Karabinierët Italianë dhe Drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Vicenza, Itali. Mandati i tij si Shef i EULEX-it në Kosovë do të zgjasë nga 26 qershori 2023 deri më 14 qershor 2025.

Vendimi për të emëruar Barbanon u mor nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin Politik dhe Siguri (KPS).

Për më tepër, Këshilli së fundi e zgjati mandatin e misionit deri më 14 qershor 2025 dhe në përputhje me rishikimin e fundit strategjik të EULEX-it në Kosovë, vendosi që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave të tij, misioni do të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës duke zhvilluar kapacitetet e tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e asistencës ligjore dhe bashkëpunimit në çështjet penale.

Klankosova.tv kishte raportuar më 29 prill për zëvendësimin e Wigemarkut nga Barbano. 

EULEX-i filloi në vitin 2008 si misioni më i madh civil në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Evropian. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like