Këshilli gjyqësor e përshëndeti idenë për misionin e vlerësimit të punës së saj

by admin
Spread the love

Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot komunikoi se e përshëndet dhe e pranon idenë e ambasadorit të Bashkimit Evropian në RM së Veriut, Dejvid Gir, në të cilën paralajmëroi se tashmë i është propozuar Qeverisë që të dërgohet mision vlerësimi për punën e këtij organi.

Siç theksohet në komunikatë, Këshilli gjyqësor i vlerësoi lartë përpjekjet e BE-së, por edhe angazhimin personal të ambasadorit në gjetjen e zgjidhjeve konkrete, të cilat duhet të sjellin deri te ajo, që ky institucion të mundet deri në fund t’i realizojë kompetencat e tij ligjore, por edhe misionin kushtetues, i cili është në funksion të mbrotjes dhe promovimit të pavarësisë, profesionalizmit dhe integritetit të gjyqësorit dhe gjykatësve.

“Anëtarët shprehin gatishmëri të plotë për bashkëpunim të hapur dhe transparent me ekspertët e jashtëm dhe vendor, të paanshëm dhe objektiv, sepse konsiderojnë se vetëm në këtë mënyrë do të fitohet një pamje shumë më reale dhe e vërtetë për funksionimin dhe mënyrën e vendimmarrjes në Këshillin gjyqësor”, qëndron në kumtesë.

Në komunikatë, theksohet se Këshilli gjyqësor këtyre ditëve është i ekspozuar në fushatë të ashpër dhe të paargumentuar mediatik dhe politik, si dhe presion nga sektori joqeveritar me thirrje të hapura për dorëheqje.

Anëtarët, siç shtohet, “janë koshient për perceptimin e keq që është krijuar në opinion në muajt e kaluar, por refuzon të pranojë se punon në mënyrë jolegjitime dhe merren vendime joligjore dhe të paargumentuara, me të cilat gjoja mbrohen interesat personale ose partiake të dikujt”.

Këshilli gjyqësor, theksohet në fund të kumtesës, konfirmon edhe një herë se mbetet plotësisht i përgatitur për bashkëpunim me ambasadorin Dejvid Gir, në mënyrë që të gjitha çështjet dhe sfidat me të cilat përballet gjyqësori dhe shteti në të ardhmen të diskutohen hapur. 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like