Kërpudha që absorbojnë radiacionin po rriten kudo rreth impjantit të Çernobil (fotot)

by admin
Spread the love

Shkencëtarët kishin ditur që disa tipe kërpudhash tërhiqen nga radiacioni dhe mund të ndihmojnë në neutralizimin rrezatimit në disa ambjente.

Impjanti radioaktiv i braktisur i katastrofës së Çernobil prej vitesh vepron tashmë si një “laborator i jetës reale” për studimin e pasojave fizike te jeta bimore e shtazore e këtyre akteve të papërgjegjshme të njeriut.

Prej vitit 1991, një grup studiuesish në zonën e Çernobil duke punuar me mjete mbrojtëse ose robotë, vërenin rritjen e disa kërpudhave me pika të zeza në muret e impjanteve të një prej reaktorëve bërthamorë.

Ata shikonin gjithashtu sesi kërpudhat dukej se shpërbënin grafitin radioaktiv dhe vijonin të rriteshin drejt burimit të rrezatimit, sikur të ishin të tërhequr prej tij.

Në vijim të studimeve në 2007, Universiteti kanadez i Saskatchewan zbuloi se disa tipe kërpudhash që ishin të tërhequra nga radiacioni dhe rriteshin më shpejt kur ekspozoheshin ndaj tij.

Profesoresha Ekaterina Dadachova tha se tre speciet e testuara të kërpudhave ishin Cladosporium sphaerospermum, Cryptococcus neoformans dhe Wangiella dermatitidis, të cilat të treja rriteshin më shpejt kur ishin pranë radiacionit.

Studiuesit thonë se meqënëse këto bimë kanë më shumë pigment melanin, kjo i lejon të ekspozojnë radiacionin duke e konvertuar në energji rritjeje.

Ata thonë se melanina absorbon radiacionin duke e kthyer në energji kimike, në mënyrë të ngjashme sesi bimët kthejnë dyoksidin e karbonit në klorofil dhe oksigjen, me anë të fotosintezës, sipas studimit të publikuar në 2007. Ndërsa ky proces specifik i kërpudhave është quajtur ‘radiosintezë’.

Të tjera studime janë duke u zhvilluar për të mësuar mbi proceset, me qëllim prodhimin e mjekimeve për të mbrojtur njeriun nga radiacioni apo dhe sëmundje të tjera të tipeve të ngjashme.