Kërceu me Putinin në dasmën e saj, po tani? – Shqip

by admin
Spread the love

Edhe përpara se marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë të arrinin një pikë acarimi për luftën në Ukrainë, imazhi i ministres së Jashtmë ë Austrisë duke kërcyer me Vladimir Putin shkaktoi skepticizëm. Sido që të jetë, nuk është e zakonshme që një president i një vendi të huaj të ftohet në dasmën e një ministreje dhe të kërcejë me të.

Pesë vjet pas martesës së saj të shumëpërfolur, Karin Kneisl thotë se do të shkojë në Shën Petersburg, Rusi, për të drejtuar një institut kërkimi në universitetin e qytetit. Në prononcimet e saj për Tass ajo shpjegoi se “GORKI Center” që ajo bashkëthemeloi kërkon vëmendjen e saj dhe se kjo nuk mund të bëhet nga distanca.

Kneisl, e cila ishte ministre e Jashtme nga viti 2017 deri në vitin 2019, u largua nga qeveria austriake mes një skandali që goditi Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë që e kishte emëruar atë. Vetë partia ruan marrëdhënie të ngushta me Rusinë.

Në vitin 2018, Kneisl shkaktoi një sensacion duke ftuar Vladimir Putin në dasmën e saj në Austrinë jugore. Ndoshta më i bujshëm ishte fakti që Putin shkoi në dasmë dhe kërceu me të.

Politikanja me një politikë dhe qëndrim qartësisht pro-ruse u largua nga vendi i saj në vitin 2020 duke u ankuar se kishte marrë kërcënime për jetën e saj dhe se ishte përjashtuar nga vendet e punës.

Kohët e fundit ajo ka jetuar në Liban dhe frekuenton Rusinë, ku është komentatore e çështjeve aktuale në kanalin shtetëror RT ndërsa ishte në bordin e Rosneft.

Kneisl bëri njoftimin për lëvizjen në Rusi nga Vladivostoku ku mori pjesë në një forum ekonomik. Por aty, vëren BBC, kamera e kapi atë duke u kotur gjatë fjalimit të Putinit.

Ish-ministrja kafshëdashëse i çon dy poni-t e saj në Rusi. Dy kafshët madje kishin trajtim të privilegjuar: ato u dërguan në Rusi me një avion ushtarak rus nga Siria, pasi, siç shpjegoi ajo, kjo ishte “zgjidhja e vetme”. /tesheshi.com/

You may also like