Keni probleme me gjumin? Ja disa mënyra efektive se si mund t’ia dilni mbanë

by admin
Spread the love

Kohët e fundit ka një tendencë në rritje të përdorimit të medikamentëve qetësues që në momentin e parëqë mund të kemi probleme me gjumin. Kjo gjë është absolutisht e gabuar, pasi medikamente të tilla (anksiolitikët, si valiumi), krijojnë varësi. Në këtë artikull ne do t’ju sugjerojmë disa mënyra efektive se si mund t’ia dilni mbanë me problemet me gjumin në mënyrë natyrale.

1. Pini një gotë qumësht.
Qum
ështi përmban një aminoacid të quajtur Triptofan, i cili vepron si qetësues për trurin. Pas konsumimit të qumështit me siguri do t’ju lindë dëshira për të fjetur gjumë.

2. Bëni një dush të nxehtë përpara se të shtriheni.
Uji i nxeht
ë bën që të shtohet qarkullimi i gjakut në lëkurë, duke shtuar ndjesinë e relaksit dhe dëshirën për të fjetur gjumë.

3. Shmangni zhurmat dhe dritat e forta.
Është padiskutim e pamundur të flesh në një ambient të zhurmshëm, apo me drita të forta (përveç rastevekur ndiheni shumë të lodhur). Mundohuni të flini në një ambient të qetë e pa ndriçim të fortë dhe do e shihni që nuk do të keni aq shumë probleme me gjumin.

4. Kujdesuni për temperaturën e dhomës suaj.
Sigurisht q
ë gjumi të zë në një ambient ku temperatura nuk është as shumë e lartë dhe as shumë e ulët. Kujdesuni që në dimër dhoma të jetë mjaftueshëm e nxehtë dhe në verë mjaftueshëm e freskët.

5. Shmangni përdorimin e celularit.
Drita blu e
çliruar prej përdorimit të pajisjeve elektronike stimulon pagjumësinë, ndaj është e mira tëndalosh përdorimin e këtyre pajisjeve të paktën 30 minuta para se të flesh. Nëse e keni të pamundur (psh për shkak të punës), mundohuni ta përshtasni ndriçimin e pajisjeve sipas ndriçimit të dhomës.

6. Konsumoni një gotë verë.
Vera njihet për vetitë e saj gjumëndjellëse. Me siguri e keni vënë re se konsumimi i verës fillimisht ju relakson, ju bën të ndiheni më mirë, e më pas ju shton dëshirën për gjumë. Nëse keni probleme me gjumin, mjafton një gotë verë përpara se të flini dhe do e shihni se si do të zhduket ky problem si me magji.

You may also like