Këngëtarja e njohur goditet me mjet piroteknik në fytyrë

by admin
Spread the love

Këngëtarja, Ellie Goulding ka përjetuar një shqetësim në një koncert që mund t’i kushtojë me shëndet.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet se si këngëtarja goditet nga një mjet piroteknik në fytyrë në një koncert.

Teksa këndonte “Miracle” në Festivalin Victorious në Portsmouth, një mjet piroteknik tronditi këngëtaren e cila kërceu dhe bërtiti.

Goulding nuk ka pësuar lëndime dhe ka vazhduar koncertin. Mirëpo, video e kësaj situate fatkeqe u përhap në rrjetet sociale dhe u bën virale.

Muajt ​​e fundit këngëtarë të shumtë kanë pësuar incidente në koncerte. Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u godit me celular në kokë, njësoj si reperi Drake.

You may also like