Kemi rritur prodhimin e dronëve luftarakë – Shqip

by admin
Spread the love

Ukraina ka rritur prodhimin e dronëve në vitin e fundit pasi Rusia nisi pushtimin, tha kryeministri Denys Shmyhal. Dyqind kompani kanë nisur prodhimin e dronëve të rinj luftues, tha ai në Kiev më 7 Tetor.

“Tani progresi i dronëve nga zhvillimi i tyre deri te blerja është shumë i shkurtër”, tha Shmyhal. Ai shtoi se industria ukrainase e mbrojtjes në mënyrë radikale ka ndryshuar qasjen dhe se kompania shtetërore e prodhimit të armëve, Ukroboronprom, është modernizuar.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës Shkurtin e vitit 2022, dronët kanë ofruar një avantazh të madh në fushëbetejë. Përderisa Ukraina fillimisht varej nga dronët e prodhuar nga kompania turke, Bayraktar, Rusia më vonë nisi të përdorte dronët iranianë, Shahed.

Muajve të fundit, sulmet me dronë në territorin e Rusisë janë shpeshtuar dhe janë tregues se Ukraina tani po prodhon dronë me rreze më të gjatë veprimi edhe pse sasia e eksplozivëve që bartin ende mbetet e vogël./REL

You may also like