“Kemi dekada që ju paralajmërojmë për katastrofën”, arrestohet shkencëtari i NASA-s

by admin
Spread the love

Dr. Peter Kalmus duket si një version më i gjatë dhe më në formë se personazhi Dr. Randall Mindy i luajtur nga Leonardo DiCaprio në filmin “Don’t Look” të Netflix.

Klimatikologu i NASA-s, Peter Kalmus, u arrestua (dhe më pas u lirua) pasi ai dhe kolegë të tij u vetëlidhën në derën e Chase Bank në Los Anxhelos gjatë një proteste në të cilën ai donte të tregonte rrezikun e një katastrofe klimatike.

“Ne jemi përpjekur t’ju paralajmërojmë për dekada se një katastrofë e madhe po na vjen dhe ne po e shpërfillim atë. Shkencëtarët botërorë po shpërfillen. Dhe, duhet të ndalet. Do të humbasim gjithçka”, tha Kalmus në një videomesazh gjatë protestës.

“Nuk kam ndërmend të largohem, e kam marrë tashmë atë vendim. Të luftosh për planetin është shumë e rëndësishme për t’u larguar tani,” i tha Kalmus.

Ai është një punonjës i NASA-s i fokusuar në ndryshimet klimatike.

Në një intervistë ai tha se ishte i shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të tij dhe të ardhmen e planetit.

Ai iu bashkua koalicionit “Rebelimi i shkencëtarëve” disa vite më parë, i cili bashkon më shumë se 1000 të tillë. Koalicioni organizoi më shumë se 60 aksione në mbarë botën gjatë muajit prill.

Ky koalicion ka në shënjestër pikërisht JPMorgan Chase & Co, kjo sepse është banka që investon më shumë para në lëndët djegëse fosile.

Si shkencëtar dhe baba, Peter thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të ngrejë zërin.

“Jam përpjekur në mënyra të ndryshme ta vë në dukje këtë problem gjatë 16 viteve të fundit, por asnjëherë nuk ia kam dalë”, thotë Peter, duke shtuar se ia vlen të rrezikosh karrierën tënde për të paralajmëruar njerëzit për atë që po ndodh me planetin.

You may also like