Kemi a po nuk kemi federata fiktive në Kosovë! A është pastruar lista, KOK-u e di më mirë

by admin
Spread the love

Kemi a po nuk kemi federata fiktive në Kosovë! Komisioni për licencim të federatave, a mos vallë do t’i mbyllë sytë para këtij fenomeni?

Bordi i Komitetit Olimpik të Kosovës në krye me Ismet Krasniqin, të sqarojë opinionin, është pastruar apo jo lista nga federatat fiktive!

Në kohën e Besim Hasanit ka pas shumë vlime, se ka federata fiktive, por cilat janë ato? Besim Hasani ka ra prej pushtetit, nëse ai nuk i ka luftuar këto, luftoni ju! Heshtja e gjithsecilit është bashkëpjesëmarrës në këtë fenomen. Drejtoritë e sporteve nëpër komuna, duhet t’i hapin mirë sytë, të shikojnë e të verifikojnë, cilat janë klubet aktive dhe cilat janë klube fiktive.

Nuk shkohet përpara me federata dhe klubet fiktive dhe të shpenzohet buxheti i Kosovës kot se koti.

Nëse mendoni se federatat dhe klubet fiktive do të pastrohen nga alienët, është qasje e gabuar! Alienët nuk i luftojnë këto dukuri, por janë mekanizmat përkatës që merren me këtë punë në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

Nuk bëhet licencimi i asnjë federate pa dalë në terren dhe me pa gjendjen e klubeve, a kanë libreza, a kanë kontrata, e shumë e shumë detaje. Sa garues i ka një klub, kë e ka trajner, kryesinë dhe a i plotëson kushtet dhe pastaj licenconi federatat. A mos vallë kemi ndonjë federatë që i ka mbi 30 klube, apo 12-13 klube i ka me një garues?

You may also like