Kelmendi: Nëse veç rrini e forconi Rusinë

by admin
Spread the love

Opinionisti Adriatik Kelmendi, po thotë se zyrtarët e lartë amerikanë, me vizitën e tyre në Kosovë, përcollën mesazh të qartë, referuar zhvillimeve të krijuara pas agresionit rus mbi Ukrainën.

”Nëse veç rrini e forconi Rusinë. Kjo ishte porosia e delegacionit të lartë amerikan në Kosovë”, shprehet Kelmendi, njëherësh drejtor i Klan Kosovës.

Ai tutje thotë se pas vizitës së këtij delegacioni amerikan, nga sot, pritet të ketë një dinamikë të re, mbase më e madhe në rajon që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Për këtë ai rëndit në facebook edhe disa arsye:

”Nga sot ka gjasa të fillojë dinamika më e madhe në rajon që nga shpallja e pavarësisë.

  • Zgjedhjet në Francë përfunduan.
  • Ato në Serbi, gjithashtu.
  • Javën që vjen Mali i Zi do ta ketë qeverinë e re.
  • Kurse lufta e Rusisë ndaj Ukrainës po e rikalibron politikën, sigurinë dhe ekonominë perëndimore.

Në këtë kontekst, nuk ka më hapësirë për xhepa të shqyer në Evropë.

Sot në Kosovë dhe nesër në Beograd amerikanët pa dilema: Kryeni punë, ose po iu kryejmë ne vetë!”.

You may also like