‘Ke bërë gabime, ke marrë rolin e…’

by admin
Spread the love

Olta Gixhari është pa dyshim një nga personazhet kryefjalë të këtij edicioni në Big Brother VIP. Që në ditët e para, është diskutuar shumë gjatë rreth marrëdhënies që aktorja ka me motrën e saj, Gertën, e cila është gazetare në mediat shqiptare. Mirëpo, ashtu sikurse kanë qarkulluar edhe lajmet, dy motrat nuk flasin me njëra-tjetrën, teksa arsyeja nuk është e qartë.

Së fundmi, ajo ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale duke komentuar rrugëtimin e motrës së saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Gerta ka ripostuar shkrimin e aktores Niada Saliasi, e cila ka folur rreth mënyrës se si figura e Oltës është parë si një personazh antagonist, por që në fakt nuk është kështu.

“Për Oltën – Do doja të kisha perballë e të të flisja si motra e madhe së vogles. Ndodh shpesh që motra e madhe të jetë protektive ndaj së voglës e ky është rasti që të thoja dy fjalë. Sikur njerëzit të të njihnin siç të njoh unë.. Ke bërë disa gabime, por këto gabime nuk janë të parikuperushme…do doja shumë të shikoja më shpesh botën tënde të brendshme.

Ndjesitë e tua mos ke frikë t’i shfaqesh, je më e bukur dhe me e fortë kur qesh, lodron, qan. Unë e di sa dashuri ke brenda vetes: tregoje, tregoje Oltën e vërtetë, ke akoma kohë. Ke mar rolin e antagonistes, por tani ka ardhur koha kthehesh në protagoniste! “Një mik i vërtetë është ai që ecën me ty kur pjesa tjetër e botës largohet.” 

Për miqtë – Ashtu si mua, Olta ka plot miq jashtë. Do të doja që secili prej tyre të tregonte një pjesë të së vërtetës, jashtë asaj shtëpie, si e njohin ata, sa janë kënaqur me të, edhe sa alegri ka sjellë Olta në jetët e tyre. Kjo është koha. 

Për publikun – A thua na bën njerëz më të “mirë” se Olta fakti që keni këtë urrejtje brenda vetes? A thua na bën njerëz më të mirë, fakti që shikoni një nënë duke qarë dhe batuta pasardhese është : po aktron? A thua na bën njerëz më të mirë fakti, që pertej çdo padrejtësie që na bëhet ne heshtim e perballë një njeriu jemi të zotët të themi çdo fjalë? Duhet të reflektojmë, kjo na përmirëson.”- shkruan mikja e Olta Gixharit në rrjete sociale.

You may also like