KD i FFM-së, Bllagoja Milevski mbetet seleksionues deri në fund të nëntorit kur i skadon kontrata – Shqip

by admin
Spread the love

Ditëve të fundit nëpër koluare të ndryshme përflitej për një largim të mundshëm të seleksionuesit Bllagoja Milevskit shkaku I rezulateve të dobëta në ndeshjet kualifikuese Euro 2024, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Këshilli Drejtues i FFM-së në mbledhjen e sotme vendosi që seleksionuesi Bllagoja Milevski të vazhdojë edhe më tej të udhëheq reprezentacionin së paku deri në fund të kualifikimeve për Kampionatin Europian 2024, apo më mirë thë deri në fund të nëntorit kur edhe skadon kontrata

Kujtojmë se seleksionuesi Bllagoja Milevski me stafin e tij në shtator e presin dy përballje, fillimisht me Italinë në Shkup me datën 09 dhe tre ditë më pas me Maltën në transfertë.

Në tetor, në program është vetëm një ndeshje, ajo kundër Ukrainës, ndërkohë në nëntor, kur edhe do i jep fund aventurës së tij te përfaqësuesja e Maqedonisë, Milevski do të udhëheq ekipin kundër Italisë në transfertë dhe kundër Anglisë në Shkup.

Maqedonia e Veriut pas 3 xhirove të zhvilluara në grupin “C” ka një fitore kundër Maltës dhe dy disfata kundër Ukrainës në Shkup 2-3 dhe Anglisë në Mançester disfatë 7-0, dhe me vetëm 3 pikë,renditet në pozitën e katërt. /KLanMacedonia/

You may also like