Katica Janeva dhe Sasho Mijalkov do ta festojnë në liri ndërrimin e viteve

by admin
Spread the love

Ish-drejtori i shërbimit sekret , Sasho Mijalkov dhe ish-prokurorja publike speciale Katica Janeva, janë liruar nga burgu për natën e ndërrimit të viteve, përkatësisht festat do t’i festojnë në liri.

Nga Autoriteti i Zbatimit të Sankaioneve pë “Fokus” kanë sqaruar se të dy do të marrin ditët e lira që u takojnë ligjërisht. Më konkretisht, Janeva do të shfrytëzojë ditët nga pushimet vjetore, ndërsa Mijalkov do ta shfrytëzojë lirinë e fundjavës.

Janeva është duke e vuajtur dënimin me 7 vite burg për rastin “Reket” në repartin e grave në burgun e Idrizovës. Ndërkaq, Mijalkov ndodhet në burgun e Strugës, ku duhet të qëndrojë tre vjet pas marrëveshjes me shtetin për rasrin “Perandoria”.

Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, të burgosurit kanë të drejtë për një pushim vjetor prej 20 ditësh dhe një fundjavë falas në muaj.

MARKETING



You may also like