Katër ushtarë indianë vriten në rajonin e ndarë të Kashmir mes rritjes së dhunës ndaj trupave

by admin
Spread the love

Sulmi i djeshëm është incidenti më i fundit ku luftëtarë të armatosur vrasin ushtarë të Indisë.

Katër ushtarë të Indisë u vranë dhe tre u plagosën pas një prite të pashpjeguar të rebelëve të dyshuar në rajonin jugor Rajouri në zonën indiane të Kashmir, njoftonin sot zyrtarët.

Një zëdhënës ushtarak indian tha për rrjetin e Katarit, Al Jazeera se grupi i armatosur sulmoi papritur dy automjete të ushtrisë ku udhëtonin nëntë ushtarë drejt një vendi kërkimi.

Pas sulmit ushtria nisi një operacion të gjerë në kërkim të militantëve rebelë që besohet se fshihen në zonat e dendura pyjore. Ushtria nuk ka njoftuar për viktima mes sulmuesve.

Zonat e Rajouri e Poonch janë pjesë kodrinore pranë linjës ndarëse të Kontrollit mes zonës indiane dhe asaj pakistaneze të Kashmir.

Kashmiri pretendohet i gjithi si nga India e Pakistani por qeveriset me pjesë të ndara nga dy fqinjët që prej viteve 1990-të.

Në gusht 2019, kryeministri indian Narendra Modi i hoqi rajonit statusin gjysëm të pavarur, që garantohej nga kushtetuta e Indisë.

Kësaj jave gjykata e lartë indiane mbrojti sërish vendimin e Modi.

34 ushtarë indianë raportohet se janë vrarë në Kashmir prej vitit 2019.

Ringjallja e sulmeve është kthyer në një sfidë për qeverinë e New Delhi e cila pretendon se ka përmirësuar sigurinë në rajon me politikat e saj.