Katër të arrestuar në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

by admin
Spread the love

Policia ka arrestuar katër persona në Prishtinë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Keqpërdorimi i pozitës nga ana e tyre erdhi gjatë kohës kur ishin pjesë e “Trafiku Urban”.

Në komunikatën e policisë bëhet e ditur se të dyshuarit, veturën që ka qenë në pronësi të kryesuesit, ta shesin fillimisht në një autosallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese, ta blejnë të njëjtin për nevojat e “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale.

“R. B. (Kryesues i Bordit të Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban”), L. R. (Kryeshef i NPL “Trafiku Urban”), F. T. (Sekretar në NPL “Trafiku Urban”) dhe V. K. (Menaxher në një auto-sallon), kanë arritur që përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të Kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e NPL “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale (duke i shkaktuar dëme buxhetit të Ndërmarrjes dhe njëkohësisht përfitime për vete)”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka marrë vendime në lidhje me katër të dyshuarit, përcjell Klankosova.tv.

“Andaj në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga PTH – Prishtinë sot me datë 14.03.2022 të dyshuarit e lartcekur me iniciale (R.B. dhe L.R.) janë shoqëruar në Polici dhe nga aty me Vendim mbi ndalimin nga Prokurori Kujdestar i PTH-Prishtinë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.Ndërsa të dyshuarit me iniciale (F.T. dhe V.K.) me Vendim të Prokurorit kujdestar lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të mbetet nën hetime”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

You may also like