Kategoria e Parë: Dinamo mbyll vitin në krye, lufta e ashpër për në elitë

by admin
Spread the love

Rezultatet e javës së fundit konfirmuan edhe një herë se sa e fortë është lufta sportive në Kategorinë e Parë. Dinamo dhe Flamurtari kanë treguar diçka më shumë se rivalët në këto 12 javë kampionat, por duket se rikthimi në elitë nuk do të jetë i lehtë për kryeqytetasit dhe vlonjatët, pasi konkurrenca është me të vërtetë e egër.

Korabi (skuadra e vetme që arriti të buzëqeshë javën e fundit) dhe Skënderbeu janë shumë pranë 2 kryesuesve dhe janë ndër skuadrat pretendente që synojnë ngjitjen direkte në Superiore.

Nuk duhen harruar edhe Besa, Tërbuni apo Luzi, që janë paraqitur shumë mirë këtë sezon dhe qëndrojnë në zonën e lartë të renditjes, shumë pranë kreut të saj.

Kanë zhgënjyer në këto 12 javë kampionat Tomori, Lushnja, Besëlidhja dhe Apolonia, që për momentin janë larg pritshmërive të fillim-sezonit.

Dinamo fiton titullin simbolik “kampione e dimrit”, por diferencat mes skuadrave pretendente në Kategorinë e Parë janë me të vërtetë shumë të vogla dhe në vitin 2023 do të ketë një luftë të fortë sportive për të siguruar biletat që të ngjisin në elitë. / Oversport.tv

You may also like