Kategoria e Parë: Bylisi për autokritikë, Erzeni ruhet edhe nga Korabi tani

by admin
Spread the love

Tetë ndeshje në program në Kategorinë e Parë, për llogari të javës së 19-të. Të gjitha duelet do të zhvillohen prej orës 13:30. Bylisi, pas hapit fals në Cërrik, sot do kërkojë me çdo kusht të marrë pikët e plota kundër Pogradecit.

Ballshiotët do e kenë një vesh sërish nga Turbina, që këtë herë pret Erzenin rival. Shijakasit sigurisht duan tre pikët, pasi edhe Korabi u është afruar dhe mund të rrezikojnë edhe vendin e dytë. Dibranët gjithashtu luajnë në transfertë sot.

Një ndeshje e vështirë i pret në Lezhë kundër Besëlidhjes, skuadër që po mundohet të shmangë zonën e rënies nga Kategoria e Parë. Fitoret në shtëpi janë jetike për këtë objektiv. Tërbuni-Apolonia dhe Besa-Burreli janë dy ndeshje të tjera interesante të kësaj jave.

Tomori-Vora, Maliqi-Shkumbini dhe Butrinti-Lushnja janë tre ndeshjet e tjera që e kompletojnë këtë javë të Kategorisë së Parë, që mund të ndryshojë situatën në luftën për t’u ngjitur dhe në zonën e mbijetesës.

KATEGORIA E PARË – JAVA 19
E shtunë, më 12 shkurt, ora 13:30

Besëlidhja-Korabi
Butrinti-Lushnja
Tomori-Vora
Tërbuni-Apolonia
Bylisi-Pogradeci
Maliqi-Shkumbini
Besa-Burreli
Turbina-Erzeni

/ oversport.tv

You may also like