Kategoria e Pare: 8 ndeshje për të ndarë titullin, elitën dhe mbijetesën  

by admin
Spread the love

Sot në orën 15:00 do të luhen të gjitha ndeshjet në Kategorinë e Parë ku mund të përcaktohet edhe kampioni në fuqi dhe kush do të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.

Kështu, Bylis pret në shtëpi Butrintin dhe një fitore do t’i shpallte ata menjëherë kampion të Kategorisë së Parë pasi ngjitjen në Superiore e kanë siguruar. Po me një fitore ngjitjen mund ta sigurojë edhe Erzeni që do të përballet në transfertë kundër Vorës.

Fitore kërkon edhe Korabi ndaj Maliqit që dëshiron ta mbajë gjallë ëndrrën për t’u ngjitur në Superiore në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke shpresuar edhe te hapat fals të Erzenit.

Turbina që kërkon të largohet nga zona e ftohtë do të ndeshet me Tomorin, ndërsa Pogradeci që është po në të njëjtat kushte do të ndeshet përballë Tërbunit.

Në sfida të tjera, Besëlidhja do të presë në shtëpi Besën e Kavajës, Burreli do të përballet me Shkumbinin, ndërsa Lushnja do të ndeshet me Apoloninë e Fierit. /oversport.tv

You may also like