Katar 2022: 19 skuadra të kualifikuara, në lojë edhe 13 bileta

by admin
Spread the love

19 skuadra janë kualifikuar për në fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022, por janë akoma edhe 13 vende të lira për në turneun më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Katari është kualifikuar automatikisht si vend organizator, ndërsa duhet të luhen edhe sfidat e fundit të Play Off-it dhe grupeve që të mësohen emrat e të gjitha skuadrave që do të marrin pjesë në Botërorin e ardhshëm.

UEFA-Gjermania, Danimarka, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra dhe Holanda e kanë siguruar një biletë për në Katar 2022, ndërsa 3 pjesëmarrësit e fundit të kontinentit europian do të përcaktohen pas ndeshjeve të Play Off-it.

CONMEBOL-Brazili, Argjentina, Ekuadori dhe Uruguai janë katër skuadrat e Amerikës së Jugut që kanë prerë një biletë për në Botëror, ndërsa skuadra e 5-të e grupit do të luajë një Play Off ndërkombëtar me një skuadër nga kontinenti aziatik.

AFC– Korea e Jugut, Irani, Japonia dhe Arabia Saudite janë kualifikuar për në Katar 2022.

CONCACAF-Nuk ka akoma një skuadër të kualifikuar në zonën e Amerikës së Veriut dhe 2 ndeshjet e fundit të grupit do të përcaktojnë emrat e 3 skuadrave që do të shkojnë në Botëror.

CAF-Duhet të luhen ndeshjet e kthimit të Play Off-it që të mësohen emrat e 5 skuadrave afrikane që do të shkojnë në Katar 2022. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter

You may also like