Kastrati: Italia shkollë për portierët, ndaj Gjeorgjisë Shqipëria do fitore

by admin
Spread the love

Elhan Kastrati ka dalë para mediave ditën e sotme, për të folur për ftesën e marrë nga Shqipëria dhe miqësoret që kuqezinjtë kanë kundër Spanjës dhe Gjeorgjinë.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem. Kam qenë edhe kur ishte Panucci. Me trajnerin Reja është hera e parë dhe gjithmonë është krenari të përfaqësosh kombëtaren.

“Italia është një shkollë e mirë për portierët. Jam rritur që i vogël atje. Punojnë ndryshe, ndaj ka edhe portierë cilësorë”.

“Shqipëria ka një grup me kualitet, e thonë rezultatet. Mund të arrijmë diçka shumë të madhe. grupi është shumë i mirë”.

“Miqësoret? Me Spanjën rezultati është më i vështirë, por do japim maksimumin. Pastaj ndaj Gjeorgjisë rezultati është i rëndësishëm. Për ne nuk janë miqësore, por duhet të marrim maksimumin me kundërshtarë mesatarë”.

“U bë viti i dytë te Cittadella. Nga janari mora formacionin. Humbëm finalen për Serie A. Do tentojmë zonën play-off dhe pastaj të shohim”.

“Mesazhi për tifozët? Tifozët janë gjëja më kryesore për ne futbollistët. Është e rëndësishme të na mbështesin. Është diçka e bukur ta shohësh stadiumin plot”, tha Kastrati. / oversport.tv

You may also like